Konferenca e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier dhe presidentes Vjosa Osmani. Foto: KALLXO.com

Kosova nënshkruan marrëveshje 34.5 milionë dollarë me USAID

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 34.5 milionë dollarë me Mary Elieen Devitt, në emër të USAID-it, apo mbi 31 milionë euro, për grante zhvillimore për Kosovën.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se kjo mbështetje do të ndihmojë Kosovën që të integrohet të mirë në tregjet europiane.

“Me këtë mbështetje mendojmë që do i ndihmojnë Kosovës që të integrohen më mirë në tregjet europiane dhe të ndihmojnë dhe ajo të përafrohet me institucionet euro-atlantike si Bashkimi Europian që e kemi qëllim të përbashkët” – tha Hovenier në konferencë për media pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Hovenier tha se këto fonde të reja do të orientohen kah veprimtaritë programet që do të përforcojnë edhe më shumë ekonominë e Kosovës, qeverisjen e mirë dhe shërbimet qeveritare me efektive për të gjithë qytetarët.

Ai shtoi se janë bërë 25 vjet prej kur SHBA kanë filluar së pari të ofrojnë këto mbështetje për Kosovën.

Hovenier tha se edhe pse qeverisja e tanishme ka zbehur pak partneritetin mes dy vendeve, kjo nuk do të thotë assesi që ShBA nuk do e mbështesë Kosovën.

“Edhe pse disa fusha bashkëpunimi me Qeverinë e tanishme të Kosovës mbesin më pak pozitive se që do të kishim shpresuar , përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës mbetet poaq i fortë, i hekurt si gjithmonë”- tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se secila nismë dhe secili sukses që në qendër ka përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe llogaridhënëse ka poashtu gjurmët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Marrëveshja është një rikfonfirmim drejt vizionit tonë të përbashkët” – tha Osmani në konferencën e përbashkët.

Osmani tha se me këtë ndihmë SHBA do të mbështes nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes si dhe rritje të mundësive për pjesëmarrëse gjithëpërfshirëse demokratike.

“Nga projektet që kanë në qendër kanë fuqizimin e grave, e projektet që synojnë lidhjet biznesore me diasporën, dhe produktet tejet cilësore te jenë në tregjet europiane dhe më tej”- shtoi ajo.

E para e vendit tha se Shtetet e Bashkuara mbetet partner i Kosovës i palëkundur në këtë aspekt.

“Një partneritet i ndërtuar në besim të ndërsjellë”- theksoi Osmani.