Kosova mposht Qipron vendase me rezultat 4-0
Kombëtarja e Kosovës ka mposhtur Qipron me rezultat 4-0.
Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C të UEFA Ligës së Kombeve.
Kjo është fitorja e parë e Kosovës në dy ndeshjet e zhvilluara.
Në të parën u mposht nga Rumania në “Fadil Vokrri”.
Kosova ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen kundër Qipros vendase.
Golin e shënoi Lumbardh Dellova në minutën e ’55-të.
19:15
Albion Rrahmani ka trefishuar epërsinë e Kosovës në ndeshjen kundër Qipros vendase.
Golin Rrahmani e shënoi në minutën e ’48-të.
18:55
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes, Kosova 2 gola në epërsi ndaj Qipros
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Qipro-Kosova.
Kombëtarja jonë e ka mbyllur pjesën e parë me rezultat 2:0.
Të dy golat i ka shënuar Vedat Muriqi.
18:38
Kosova dyfishon epërsinë kundër Qipros
Kosova ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen me Qipron.
Edhe golin e dytë e shënoi Vedat Muriqi, në minutën ’21-të.
18:16
Kosova në epërsi kundër Qipros
Kosova ka kaluar në epërsi me golin e shënuar nga Vedat Muriqi nga pika e bardhë në ndeshjen kundër Qipros.
Muriqi e shënoi golin në minutën ‘9.
18:14
Nis ndeshja Qipro – Kosovë
Kosova po luan kundër Qipros në ndeshjen që ka filluar sot më 09.09.2024 në ora 18:00 në ‘AEK Arena’.
Në ndeshjen kundër Qipros, Kosova po luan me formacion 4-3-3.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar formacionin zyrtar të Kosovës përballë Qipros me 5 ndryshime në krahasim me ndeshjen në Prishtinë kundër Rumanisë.
Pas përjashtimit të portierit Arijanet Muric, në portë do të jetë Visar Bekaj.
Vedat Muriqi, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi do të jenë treshja sulmuese, ndërsa kapiteni Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Florent Hadërgjonaj dhe Donat Rudhani do të jenë në vijën e fundit të mbrojtjes.
Përveç Muric, edhe Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, “për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”, me vendim të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.
Kosova momentalisht gjendet në pozitën e fundit në tabelë me zero pikë. Grupin II të Ligës C e udhëheq Rumania me Qipron me nga 3 pikë.
Kjo është ndeshja e dytë e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.