Kosova me temperatura rekorde
20.8.2019 - 09:13
Instituti kombëtar i shëndetit publik ka paralajmëruar temperatura të larta gjatë së martës.
Parashikimi i institutit është që të martën temperatura të arrijë deri në 33 gradë celcius që paraqet njërën nga shifrat më të larta të muajit gusht.
Vendi po përballet me valë të të nxehtit e cila ka shkaktuar edhe tharjen e rezervave të ujit. Problemet më të mëdha janë hasur në qytetin e Gjilanit ku qytetarët përballen me mungesa të ujit.
Fotografi nga ujëmbledhësit e Prishtinës tregojnë se uji ka nisur të shterret.