Presidenca e Kosoves, vizita ne Hiroshima, 07.08.2024, foto Presidenca e Kosoves
Kosova me delegacion në Hiroshimë të Japonisë, shënohet Dita Përkujtimore e Paqes
Në Hiroshimë të Japonisë po shënohet Dita Përkujtimore e Paqes.
Atje po merr pjesë edhe një delegacion nga Kosova, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, kryetari i Istogut Ilir Ferati dhe dy këshilltarë të presidentes Vjosa Osmani.
Në 79-vjetorin e hudhjes së bombës atomike në Hiroshimë, sipas Presidencës së Kosovës, morën pjesë mbi 100 përfaqësues të shteteve nga e gjithë bota.
“Aty u riafishua rëndësia e ruajtjes së paqes dhe sigurisë anembanë botës” – thuhet në komunikatën e Presidencës.
Delegacioni ka dëgjuar rrëfime të të mbijetuarve të bombës atomike si dhe ka vizituar vendin në të cilin u hodh ajo.
Mesazh paqeje për qytetarët e Hiroshimës ka dhënë delegacioni i Kosovës.
Ky delegacion kosovar u takua edhe me kryetarin e Hiroshimës, Kazumi Matsui.
Në takim u fol edhe për mundësitë e bashkëpunimit me komunat kosovare.
Krytari i Hiroshimës ftoi dy kryetarët e komunave kosovare që t’i bashkohen Rrjetit global të paqes “Mayor for Peace”.