Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës

Kosova kthehet me medalje nga Turqia

Ekipi i Kosovës në muayathai që mori pjesë në garat në Turqi nga 12-20 shkurt është kthyer me medalje të bronztë.

Këtë sukses e arriti garuesja Erona Shabani.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Komitetit Olimpik të Kosovës.

“Nga gjashtë pjesëmarrës, u dallua Erona Shabani, e cila u ngjit në podium si medaliste e bronztë, në kategorinë -54 kg të grupmoshës U-23, në të cilën ishin pesë garuese”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik.

Po ashtu, pos Erona Shabanit sukses arriti edhe garuesi Arbos Maliqi që në kategorinë -67 kg për senior arriti çerekfinalen por në fund pësoi humbje.

Muayathai është një formë e artit marcial apo sport luftarak. Ky sport rrjedh nga Tajlanda dhe ka pikëpamje të ngjashme me thaiboxin dhe me kickboxin. Nuk është sport shumë i vjetër dhe pikëpamjet e këtij sporti varen nga gjuajtjet me këmbë, e cila përcaktohet me shumë te forca me gjuajtje me gjunjë dhe me gjuajtje me grusht.