Foto: KALLXO.com

Kosova mposht Lituaninë

Kosova ka mposhtur Lituaninë me rezultat 1:0.

Ndeshja u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë më 18.11.2024.

Golin për Kosovën e shënoi Muharrem Jashari në minutën e pestë të lojës.

Kjo është ndeshja e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova luan në kuadër të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

20:57 Kosova kalon në epërsi ndaj Lituanisë

Kosova ka kaluar në epërsi në minutën e pestë në përballjen me Lituaninë, ndeshje që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Golin për Kosovën e shënoi Muharrem Jashari.

Kjo është ndeshja e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja e fundit e kombëtares së Kosovës me Rumaninë, e zhvilluar më 15.11.2024 në Bukuresht, është ndërprerë për shkak të thirrjeve kundër Kosovës nga tifozët rumunë në “Arena Nationala” në Bukuresht.