Ceremonia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, Foto: KALLXO.com

Kosova ka nevojë për shpëtim nga situata e saj e ndërlikuar në Lindjen e Mesme

Përfshirja e pavullnetshme e Kosovës përmes Marrëveshjes së Uashingtonit në çështjen e vështirë të statusit të Jeruzalemit kërcënon të dëmtojë përgjithmonë marrëdhëniet e saj me botën arabe dhe myslimane.

 

Afërsia e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian i kontribuon një rëndësie të veçantë gjeopolitike edhe në vitet e fundit, një numër në rritje i shteteve përfshirë  Kinën, Shtetet e Gjirit si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe Kuvajti dhe Izraelin, kanë filluar ta rrisin ndikimin e tyre atje. 

Që nga fundi i këtij shekulli, vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë ndryshime të rëndësishme në politikat dhe praktikat e tyre të brendshme me synimin që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian, NATO-s, apo të dyjave.

Asnjë lojtar i jashtëm nuk po ofron një alternativë më tërheqëse. Por procesi i integrimit Euro-Atlantik gjithashtu është ngadalësuar, ose madje është ndalur, në shumë raste, dhe ka humbur një pjesë të interesimit ndaj tij për një popullsi prej 18 milionë banorësh në Ballkanin Perëndimor, duke pësuar tkurrje ndërsa miqtë dhe familje lëvizin jashtë në kërkim të një jete më të mirë 

Lodhja nga zgjerimi i BE-së u përkeqësua më shumë në fund të vitit të kaluar kur Bullgaria vuri veton e saj në fillim të bisedimeve për pranimin e Maqedonisë së Veriut, duke dërguar një sinjal tjetër se BE nuk ka ndonjë vizion strategjik për Ballkanin.

Ky ngadalësim nga ana tjetër ka rritur interesimin e Ballkanit Perëndimor për lojtarë tjerë global. Shtete të ndryshme kanë pikasur një mundësi për të përhapur ndikimin e tyre ekonomik, kulturor, politik dhe të sigurisë me qëllimin që ta shkëmbjnë më vonë këtë kapital të fituar rishtas me ndikim gjeopolitik.

Në parim, marrëdhëniet më të forta bilaterale midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe akterëve të tjerë jo-BE duhet të inkurajohen – por vetëm me kusht që ndikimi i tyre të mbetet i padëmshëm dhe të mos dëmtojë demokracinë, sundimin e ligjit, sigurinë dhe integrimin e përgjithshëm Euro-Atlantik në Rajon.

I mbërthyer në një luftë të huaj për pushtet

Ish presidenti i Kosovës Hashim Tha@i (majtas), Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel (qendër) dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç (djathtas). Foto: EPA- EFE/ Vassil Donev

 

Kohët e fundit, rajoni i Ballkanit Perëndimor, mosmarrëveshja Kosovë-Serbi, në veçanti, e ka parë veten në mes të një lufte për pushtet në Lindjen e Mesme përmes një përplasje diplomatike që ka shkaktuar një lloj trazimi si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Në muajin shtator të vitit 2020, Kosova dhe Izraeli ranë dakord të vendosnin marrëdhënie diplomatike si pjesë e të ashtuquajturës Marrëveshje e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë, e cila udhëhiqej nga ish Presidenti i S.h.B.A., Donald Trump.

Letrat e zotimeve të nënshkruara nga Kosova dhe Serbia përmbajnë premtime për hapjen e ambasadës në Jeruzalem përveç njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Kësisoji, rajoni, qoftë edhe paqëllimshëm, u bë pjesë e të ashtuquajturës Marrëveshjet e Abrahamit në gusht të atij viti që normalizoi marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa vendeve arabe.

Marrëveshjet e Abrahamit u nënshkruan nga Izraeli, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që atëherë iu bashkuan edhe Maroku dhe Sudani, pavarësisht se shiheshin si një thikë pas shpine për palestinezët dhe kërkesa e tyre për një zgjidhje për dy shtete.

Trump u kritikua për lidhjen e këtyre dy marrëveshjeve, duke postuar në llogarinë e tij në  Tëitter se ceremonia e nënshkrimit të Uashingtonit ishte “një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme – shumica myslimane Kosova dhe Izraeli janë dakorduar për normalizimin e lidhjev të tyre si dhe për vendosjen e marrëdhënie diplomatike”, dhe shtoi: “Me Kosovën- Marrëveshja e Serbisë, ne sjellim paqe në Lindjen e Mesme.”

Mirëpokjo një gjë e tillë nuk u tha nga injoranca. Pjesë të marrëveshjes Kosovë-Serbi të Uashingtonit kishin për qëllim të ndihmonin normalizimin më të gjerë të marrëdhënieve midis Izraelit dhe vendeve myslimane, të cilat kryesisht kishin vënë veton deri më tani në marrëdhëniet bilaterale me Izraelin, përveç rasteve kur edhe çështja Palestineze do të adresohej po ashtu.

Turqia e ka dënuar nënshkrimin e marrëveshjeve dhe ka riafirmuar mbështetjen e saj për Palestinën, duke akuzuar Emiratet e Bashkuara Arabe për tradhti ndaj kauzës.

Kosova dhe shteti i saj i dobët kanë marrë mbështetje politike dhe ekonomike nga Turqia gjatë viteve, kjo është arsyeja pse Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte kundër që Kosova ta pranonte atë Marrëveshje duke u përdorur si një mjet për të mbështetur Izraelin në përpjekjen e saj për të braktisur zgjidhjen për dy shtete.

Më 14 Mars, kur qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi hapjen e ambasadës së saj në Jeruzalem, Turqia kërkoi nga Kosova që të anulonte “hapin e saj të papërgjegjshëm dhe të paligjshëm” dhe të mos shkelte rezolutat e Kombeve të Bashkuara për statusin e Jeruzalemit, për të cilin Izraeli dhe Palestinezët e pretendojne si kryeqytetin e tyre.

Presidenti i Turqisë, Erdogan, ka kohë që po kërkon të vendosë rolin e tij në Lindjen e Mesme; për të, hapja e ambasadës në Jeruzalem është e papranueshme.

Nuk është hera e parë që Erdogan ndërhyn drejtpërdrejt në Ballkan. Në të kaluarën e afërt, ndërhyrja e tij është përkthyer në rrëmbimin e gylenistëve të dyshuar – mbështetës të armikut të tij ne ekzil Fethullah Gulen – nga Shqipëria dhe Kosova.

Muajin e kaluar, prokurorët e Kosovës ngritën padi kundër tre personave të nivelit të lartë të institucioneve të sigurisë mbi arrestimin dhe ekstradimin në Turqi të gjashtë Gulenistëve të dyshuar në vitin 2018.

Një komision nga parlamenti i Kosovës gjeti 31 shkelje të ligjeve dhe procedurave në lidhje me dëbimet dhe akuzoi ish-Presidentin Hashim Thaçi se qëndronte prapa këtyre ngjarjeve.

Kosova dhe Shqipëria varen nga mbështetja politike ose financiare e Ankarasë dhe kështu i nënshtrohen presioneve që rrjedhin kryesisht nga politizimi i brendshëm i Turqisë.

I bën qejfin Izraelit, i zemëron shumë të tjerë

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë. Foto: Twitter/@jeffmason1

Si Erdogan ashtu edhe Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu, i shkruan letër urimi Albin Kurtit pasi u zgjodh Kryeministër i ri i Kosovës pas zgjedhjeve të përgjithshme të fundit.

Përveç porosive të zakonshme të urimeve, letrat kishin dallime substanciale lidhur me çështjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Ndërkohë që Erdogan e nxiste Kurtin ta rishikontevendimin për hapjen e një ambasade atje, Netanyahu e ftonte Kurtin të vizitojë Izraelin për inaugurimin e tij ceremonial.

BE kishte reaguar tashmë në muajin shtator, duke i bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta rishikojnë zotimin e tyre për të krijuar ambasada në Jeruzalem dhe, si anëtarë aspirues të BE – Serbia është një vend kandidat – për të rreshtuar politikën e tyre të jashtme me BE.

Bashkimi Evropian vazhdon ta mbrojë qëndrimin se zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme e implementueshme dhe e qëndrueshme për konfliktin arabo-izraelit dhe se normalizimi i marrëdhënieve bilaterale me Izraelin nuk duhet të veçohet nga çështja palestineze.

BE përsëriti keqardhjen e saj lidhur me vendimin e Kosovës për hapjen e ambasadës në Jeruzalem dhe përcaktoi se ajo do të ketë pasoja në lidhje me pranimin e saj në BE.

Megjithatë shumë kritikë argumentojnë se BE e ka humbur krejt kredibilitetin në rajon dhe në Kosovë veçanërisht duke mos arritur ta mbrojë shtetësinë e saj në shumë fronte, me pesë shtete anëtare të BE që nuk e njohin Kosovën dhe nuk ka asnjë progres drejt liberalizimit të vizave.

Kurti iu përgjigj të dy letrave duke mos iu referuar ambasadës në asnjërën prej tyre. Sidoqoftë, ai tashmë ka bërë të ditur se do të anulojë çdo vendim të qeverisë së kaluar për shkak të asaj që ai pretendon se ishte e  “e paligjshme” dhe “antikushtetuese”.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndërkohë ka thënë se vendimi për të vendosur ambasadën në Jeruzalem u mor nga paraardhësi i saj përmes një dekreti të posaçëm presidencial. Edhe Serbia ende nuk e ka zhvendosur ambasadën e saj në Jerusalem, megjithëse mbetet e vendosur për ta bërë një gjë të tillë.

Lojtar i vogël në një lojë të madhe

Kosova është një lojtar i vogël në një lojë të madhe të fuqisë politike që po zhvillohet jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Për shumë qytetarë në Kosovë, njohja e shtetësisë së tij nga Izraeli është një fitore e madhe, pavarësisht nga pasojat e tij të mundshme në forume ndërkombëtare.

Por, ndërkohë që Kosova vazhdon të vuajë nga mungesa e shtetësisë së njohur ndërkombëtarisht dhe ka nevojë për më shumë njohje dhe anëtarësim në më shumë organizata ndërkombëtare, vendimi për të hapur ambasadën në Jeruzalem – vetëm vendi i tretë që e bën këtë pas SH.B.A. dhe Guatemala – mund ti dobësojë shanset e saj në arenën ndërkombëtare. Kjo gjë do të mirëpritet nga Serbia, e cila vazhdimisht lobon për ç’njohjen e shtetit të Kosovës.

Deri më sot, Kosova mbetet e panjohur nga shumë vende arabe dhe autoritetet palestineze tani u kanë bërë thirrje vendeve të Lidhjes Arabe që të mos e njohin atë, ose që ato vende që e kanë njohur Kosovën ti ndërpresin lidhjet me të – pas vendimit të saj lidhur me ambasadën.

Për të tejkaluar këtë telashe, qeveria e re e Kosovës do të duhet të punojë ngushtë me Uashingtonin, Berlinin, Parisin dhe Brukselin që së pari të fitojë njohje nga të gjitha vendet anëtare të BE dhe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE.

Në të njëjtën kohë udhëheqësit e saj duhet të dërgojnë sinjale të forta se ata mbështesin zgjidhjen me dy shtete për Palestinën dhe t’i kërkojnë Presidentit të SHBA Joe Biden ta mbështesë Kosovën nga heqja dorë prej zotimeve të saj ndaj atyre elementeve të dëmshëm të marrëveshjes së Uashingtonit që administrata e mëparshme e SH.B.A e kishte detyruar t’i zotonte.

Në këtë mënyrë, Kosova mund të fillojë së ndërtuari marrëdhëniet e saj me shtetet arabe që tani e shohin atë me dyshim dhe të fitojnë besimin e tyre. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të vazhdojë së ndërtuari marrëdhëniet e saj diplomatike, politike dhe ekonomike me Izraelin.

Përkthyer nga: Nuhi Shala