Festa e 28 Nëntorit në Prishtinë - Foto: KALLXO.com

Kosova feston sot Ditën e Flamurit

Edhe sot vazhdojnë manifestimet në kuadër të Ditës së Flamurit, 28 nëntorit.

Në orën 09:00, bëhen homazhe pranë shtatores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.

Më pas, në orën 10:00, sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kompleksin përkujtimor  në Prekaz.

Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 14:00, do të këtë parakalim të togut ceremonial të FSK-së në sheshet e Prishtinës.

Sipas agjendës, ceremonitë do të vazhdojnë edhe në orën 19:00, me pritjen që do të organizojë kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti.

Në këtë mënyrë, Kosova me aktivitete të ndryshme po shënon 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.