Kosova emëron drejtuesen e Ambasadës në Izrael

Ines Demiri është emëruar si drejtuese e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë që e pret me padurim këtë sfidë të madhe.

“E nderuar që jam emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael! Pres me padurim këtë sfidë të madhe që nënkupton edhe pasionin tim të madh për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar ajo.

Javë më parë Izraeli e njohu si shtet Kosovën, pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Demiri deri tani ka qenë konsulle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,