KEK FOTO RTV 21

Kosova eksportoi rrymë mbi 836 gigavat, përkundër rritjes së konsumit mbi 27%

Në tre muajt prill-qershor të sivjetmë, konsumi i rrymës u rrit mbi 27 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përkundër rritjes së konsumit, Kosova eksportoi mbi 836 gigavat energji elektrike.

Për tre muaj u prodhuan mbi 2 milionë tonë thëngjill.

“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2021 (TM1 2021) vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.28 milionë ton. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 738.9 GËh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 108.2 GËh”, bën të ditur ASK.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë këtij tremujori, Kosova ka importuar 597.1 GËh energji elektrike, derisa ka eksportuar 836.7 GËh.

Rreth 28 për qind më shumë u rrit konsumi i rrymës për tre muaj.

“Në tremujorin e dytë, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,330.8 GËh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 27.49%”, thotë ASK.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), i bëri të ditura me publikimin e raportit “Bilancin i Energjisë në Kosovë” për tremujorin e dytë 2021.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.