FOTO: Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së

Kosova edhe këtë vit me kadet në Akademitë Ushtarake në SHBA 

Enderon Vuthaj dhe Arlind Shefiku janë përzgjedhur për Akademinë e Forcave Ajrore dhe Akademinë Ushtarake të SHBA-së West Point.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kjo përzgjedhje është bërë në kuadër të bashkëpunimit, partneritetit dhe mbështetjes së vazhdueshme nga SHBA.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është mirënjohëse për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve bazuar në Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social në Facebook.