Kosova e Shqipëria mbështesin listën e përbashkët të shqiptarëve të Luginës

Kreu i diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca dhe homologu i tij nga Shqipëria, Gent Cakaj, kanë dalë me një deklaratë të përbashkët – të dy mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kosova e Shqipëria kanë dalë me deklaratë të përbashkët për arritjen e një koalicioni të partive shqiptare në Serbi.

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës në Facebook.