Kosova e para në rajon për vaksinim në muajin tetor, u rekomandua të vazhdohet tutje

Në muajin që shkoi, Kosova ishte e para në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor për vaksinimin e popullatës kundër COVID-19. Kështu u tha nga shefi i ekipit të FMN-së, Gabiriele Di Bella, në konferencës e organizuar për media. Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandoi të vazhdohet me vaksinimin dhe të ndahet buxhet për të.

“Kosova ka pasur shkallën më të lartë të vaksinimit në tërë Ballkanin Perëndimorë në tetor dhe rekomandohet që të vazhdohet ky program në 2022-ën, financuar përmes një alokimi buxhetor për të siguruar vaksina shtesë përforcuese dhe për të arritur mbulueshmërinë”, tha ai.

Di Bella foli tutje edhe për politikat që kanë kontribuar në zhvillimet e këtij viti.

Ndonëse mendojmë që politika mbështetëse do të jenë më pak me ndikim në këtë vit, sipas Di Bella-s veprimet e politikave, megjithatë kanë qenë të rëndësishme për t’i ofruar kompanive dhe ekonomive familjare të cenueshme, ndihmesë të madhe dhe për ta rritur formalizimin dhe ka pas një rikthim të formalizimit dhe rikthimi ciklik i të hyrave, kufizimi fiskal dhe realizimi i ulët i buxhetit për investime pjesërisht për shkak të mungesës së bordit funksional në Organin Shqyrtues të Prokurimit, do të qojnë në pozicion fiskal pothuajse të balancuar në vitin 2021 që ishte 8 për qind në vitin e kaluar.

Më tej ai tha se politikat financiare kanë mundësuar edhe rrjedhën e vazhdueshme kreditore dhe e është parë në kombinim me pritjet e përmirësuara dhe me zgjatjen e afatit të kredive në fillim të 2021–ës, e tërë kjo ka bërë që të ketë rritje më të madhe kreditore e që pritet të rritet për më shumë se 10 për qind deri në fund të vitit.