Prezantimi i Monografisë ‘Kosova’ në Boston. Foto: Facebook/ Faton Bislimi.

‘Kosova’ e Jusuf Buxhovit promovohet në Universitetin e Harvardit

Monografia “Kosova” e Jusuf Buxhovit do të promovohet sot në Universitetin e Harvardit në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, anëtar ekzekutiv i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, përmes një postimin në Facebook ka bërë të ditur se promovimi i Monografisë, “Kosova” do të bëhet në ora 17:30, sipas kohës amerikane, në Harvard.

Bislimi po ashtu ka bërë të ditur se libri historiografik “Kosova” është prezantuar një ditë më parë edhe në Bibliotekën Memoriale të Fan S. Nolit në Boston, SHBA.

Monografia “Kosova”, në gjuhën angleze është botuar nga Shtëpia Botuese “Jalifat Publishing” në Houston SHBA e përkrahur nga “Santefarm” në Kosovë.