Foto: Ridvan Slivova/AGK

Kosova e 70-ta për lirinë e shtypit, 5 vende më lart se vitin e kaluar

Organizata “Reporterët pa Kufij”  ka renditur Kosovën në vendin e 70 për sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2020.

Në bazë të këtij raporti Kosova ka është ngritur 5 vende më lart sesa viti i kaluar, në të cilin ishte radhitur në vendin e 75-të.

“Reportres Without Borders” vlerëson se mediat në Kosovë nuk ofrojnë informacione për komunitete në Kosovë, ndërsa shqetësuese sipas kësaj organizate vazhdojnë të mbeten sulmet fizike e verbale ndaj gazetarëve.

“Media në Kosovë, si pothuajse gjithçka tjetër në vend, mbetet e ndarë në vijat etnike. Qasja në informacion shpesh është e kufizuar në një grup etnik ose politik, me shumicën e mediave që raportojnë kryesisht për çështje që kanë të bëjnë me kombësinë e tyre. Disa nga shqetësimet e përbashkëta janë sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve, sulmet në rrjete sociale ndaj mediave në internet si dhe mungesa e transparencës së pronësisë së mediave”, thuhet në raport.

Mungesa e pavarësisë ekonomike sipas ‘Reporterëve pa kufij’ vazhdon të shkaktoj vet-cenzurim të mediave si dhe mbyllje të mediave të pakicave.

“Shumë media në Kosovë nuk janë financiarisht të qëndrueshme, gjë që i bën ata të ndjeshëm ndaj ndikimit politik dhe shpesh rezultojnë në vetë-censurim. Shumë media të pakicave janë në prag të zhdukjes, duke mbijetuar kryesisht nga donacionet e huaja”, thuhet tutje në raport.

Një tjetër problem, në Kosovë është parë edhe fati i pazbardhur i gazetarëve që pësuan në luftën e fundit.

“Fati i shumë gazetarëve në Kosovë mbetet i panjohur deri më tani, përfshirë ata gazetarë që u zhdukën ose u rrëmbyen gjatë konfliktit të vitit 1999”, thuhet tutje në aty.

Në këtë listë, Shqipëria është renditur e 84-ta duke shënuar kështu ulje për 2 vende më poshtë nga 82 sa ishte vitin e kaluar,  Maqedonia e Veriut e ka shënuar progres për dy vende duke u radhitur e 92-ta ndërsa Serbia e 93-ta duke shënuar ulje për 3 vende nga 90 sa ishte vitin e kaluar.