Kosova dyfishon rezultatin ndaj Qipros

Kosova ka dyfishuar rezultatin e saj kundër Qipros në minutën e 51-të me golin e Ermal Krasniqit.

Goli i parë u shënua nga kapiteni Amir Rrahmani në minutën e 30-të.

Ndeshja mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Qipros po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja është e vlefshme për UEFA Liga e Kombeve, Liga C, Grupi 2.

Kosova synon që të fitojë sërish kundër Qipros, pasi që e mposhti atë një herë më 09.09.2024, me rezultat 4-0.

Në portën e Kosovës është rikthyer Arijanet Muriq. Ndërsa, në mbrojtje vazhdojnë të jenë Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Donat Rrudhani.

Lindon Emërllahu dhe Muharrem Jashari janë në mesfushë, e në sulm janë renditur Edon Zhegrova, Milot Rashica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.

Në kuadër të grupit, Kosova qëndron në vendin e dytë.

Para saj është Rumania me 9 pikë. Ndërsa, Qipro është në vendin e tretë me 3 pikë dhe Lituania e fundit me 0 pikë.

Kosova triumfoi edhe në ndeshjen e fundit, të cilën e pati kundër Lituanisë me rezultat 2-1. Ndërkaq, pësoi humbje kundër Rumanisë me rezultat 0-3.