Foto: Ministria e Mbrojtjes

Kosova dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje për furnizim me produkte për mbrojtje

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka vizituar Industrinë e Mbrojtjes së Turqisë dhe ka nënshkruar marrëveshjen mes dy shteteve për furnizim me artikuj dhe produkte për shërbime të mbrojtjes.

“Kjo marrëveshje ka rol të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Mehaj në këtë takim me presidentin e Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, ka folur për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.

“Mes tjerash Mehaj theksoi se në këtë proces mbështetja Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës është tejet e rëndësishme. Ndërsa nga ana e tij, Demir ishte falënderues për bashkëpunimin dhe për konkretizimin e këtij bashkëpunimi me marrëveshje shtet me shtet”, thuhet në komunikatë.