Kosova dhe Shqipëria së shpejti me memorandum të ri për sigurimet

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka njoftuar se shumë shpejt do të nënshkruaj memorandum të ri me Byronë Shqiptare të Sigurimeve, memorandum ky me fokus trajtimin dhe pagesat ndaj palëve të treta të dëmtuara në aksidente të komunikacionit.

“Në zyrat e Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Drejtori Ekzekutiv i BKS Sami Mazreku ka pritur në takim Znj. Anila Hoxha – Drejtore e Përgjithshme e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS), me qëllim të diskutimit lidhur me modalitetin e ripërtëritjes së Memorandumit të Mirëkuptimit mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për të dy vendet, memorandum ky i cili është nënshkruar në vitin 2006. Fokus në memorandumin e ri ndërmjet dy byrove, do të jetë rritja e bashkëpunimit në fushën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ndaj palëve të treta të dëmtuara në aksidente të komunikacionit”, bënë të ditur BKS-ja.

Nënshkrimi i memorandumeve të tilla sipas Byrosë kanë për synim ndërtimin e raporteve sa më të mira me qëllim të gjetjes së mënyrave alternative për aplikim në sistemin e kartonit të gjelbër.