Foto: KALLXO.com

Kosova dhe Shqipëria ‘pa kufi’ gjatë verës dhe fundjavave

Qytetarët e dy shteteve shqiptare, do të mund të lëvizin pa ndonjë pengesë në pikë-kalimet kufitare gjatë verës dhe në fundjava.

Kështu thuhet në ujdinë mes dy ministrave të Punëve të Brendshme, atij të Shqipërisë, Bledar Çuçi dhe atij të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Përgjatë periudhës së verës dhe përgjatë vikendeve ku ka fluks të lëvizjeve, nga të dyja krahët, ne do të lehtësojmë plotësisht. Prej 1 qershorit deri më 30 shtator, për çdo fundjavë dhe për çdo ditë feste shtetërore, shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë, do të kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare, në mënyrë që mos të krijohet asnjë radhë apo vonesë”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Çuçi.