Kosova dhe Shqipëria me memorandum për energjinë

Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë sot një memorandum bashkëpunimi, për shkëmbimin e energjisë elektrike.

Siç ka thënë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, memorandumi do të shërbejë për kompanitë KEK në Kosovë dhe KESH në Shqipëri, që kur të kenë teprica të prodhimit, të shkëmbejnë me njëra-tjetrën energjinë.

“Siç e dimë për shkak të konfliktit në Ukrainë kemi pasur telashe në sektorin e energjisë. Vjeshta pritet të jetë akoma më e veshtirë për këte Kosova dhe Shqipëria sot nënshkruajnë një memorandum bashkpunimk për shkëmbimim e energjisë kur KEK dhe KESH do të kenë teprica gjatë prodhimit”, ka thënë Balluku.

Ajo bëri të ditur se një gjë e tillë nes mes dy bendeve ka ndodhur edhe gjatë dimrit, si dhe në pranverë.

“Një gjë të tillë dy vendet e kanë bërë edhe gjatë dimrit dhe pranverë. Në dimër KESH depozitoi në KEK dhe në pramverë KEK depozitoi në KESH. Ne duhet të ju gjindemi njëri tjerit kur kemi nevojë gjatë këtyre krizave”, tha tutje ajo.

Me pritje shtetërore, në Prishtinë, ka nis mbledhja e tetë mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar deri më tani rreth 100 marrëveshje ndërsa zbatimi i tyre shpesh është kritikuar për ngecje në implementim.

 

Nis mbledhja mes dy qeverive – LIVE