Foto: RTK

Kosova dhe Shqipëria flasin për promovimin e turizmit dhe heqjen e taksës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministri i infrastrukturës, Liburn Aliu kanë pritur në takim ministrin e Turizmit të Shqipërisë, Bleni Klosi, ku biseduan për promovimin e turizmit në dy vendet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Bislimi ka thënë se ka kënaqësinë ta pres delegacionin nga ministri Klosi.

“Nevojën e përgatitjes së kapaciteteve humane në mënyrë që turistët që shkojnë në Shqipëri për pushime. U diskutua se si rezultat i masave shihet si barriera për turizmin faktin që Kosova aplikon testin PCR”.

Tutje, ai tha se diskutuan për hapat që do të ndërmarrin dy ministritë në mënyrë që rruga të jetë sa më e lehtësuar ndërmjet dy vendeve për eliminim e detyrimit për të paguar taksën në Kalimash.

Ndërsa, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, tha se përveç turizmit kanë diskutuar edhe për trajtimin e mbeturinave.

“Do të kemi të bëjmë me grupe të përbashkëta rreth çështjeve kombëtare. Prandaj në bashkëpunimet tona ne do të krijojmë grupe punuese dhe do të realizojmë synimet e memorandumeve të nënshkruara ku gjatë muajit qershor do të ketë të përfshirë aktivistë të ndryshëm në aktivitetin për pastrimin e liqenit të Vërmicës”.

Ministri i Turizmit të Shqipërisë, Bleni Klosi ka thënë se folën për problematikat e dy institucioneve sa i përket përgatitjes së masave për pushimet që do t’i bëjnë shqiptarët e Kosovës në Shqipëri.

“Për dy qeveritë është vendimmarrje e përbashkët sepse turizmi është industri shumë e rëndësishme e dy vendeve tona. Prandaj do të bëjmë gjithçka që është e mundur që ofertat e përbashkëta të jetë realitet. Deti është i gjithë shqiptarëve. Kemi shumë punë për të bërë por i drejtohemi qeverive tona t’i nxisim të shtojnë investime. Me Liburnin folëm që bukuritë e pashfrytëzuar duhet të jenë atraksion tursitik. Folëm që parqet tona të jenë me rrugë e shtigje dhe lëvizje të lirë. Në kuadër të bashkëpunimit dua një Shqipëri dhe Kosovë të pastër dhe do të marrim aksione pastrimi”./RTK