Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen që nuk dihet se çka përmban

Pas dy ditë negociata, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim të mardhënieve ekonomike.

Mirëpo deri më tani asnjë burim zyrtar nuk ka treguar çka përfshin kjo marrëveshje dhe për çka bëhet fjalë.

Ende nuk ka informaicon se për çfarë janë marrë vesh palët.

Sipas raportimeve të fundit dhe reagimeve të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj në këtë marrëveshje edhe përmendur edhe liqeni i Ujmanit.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri Hoti deklaroi se nuk do të ketë prekje të territorit nga marrëveshja e sotme.