Kosova dhe Serbia disi pajtohen që të mos pajtohen

Përtej publicitetit, tre aktorë me legjitimitet të dyshimtë kanë prodhuar një marrëveshje të një mosmarrëveshjeje që ndryshon pak me atë pak gjë të mirë që e bën – dhe lehtë mund të injorohet në disa nga fushat ku shkaktohet ndonjë dëm.

Një rregull bazik diplomatik thotë se krerët e shteteve nuk duhet të bëhën bashkë në një takim të nivelit të lartë përveç nëse nuk e kanë një marrëveshje të gatshme për ta nënshkruar.

Donald Trump e mësoi këtë vonë pas një ngarendje të dështuar dyjavëshe me Kim Jong Un. Dhe e mësoi atë keq, siç mund të shihet në performancën e djeshme të nënshkrimit të një dokumenti me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Uashington.

Për të qenë të qartë, dokumentet e nënshkruara nuk përbëjnë një marrëveshje në formën e një traktati që i obligon shtetet e përfaqësuara nga nënshkruesit. Edhe pse Vuçiq dhe Hoti i kanë nënshkruar dokumentet, këto dokumente nuk janë identike në përmbajtje dhe nuk ekziston asnjë dokument ku përfshihet nënshkrimi i  të dyve.

Trump gjithashtu e ka nënshkruar dokumentin, por ishte një letër motivuese përmes së cilës e falenderonte Vuçiqin dhe Hotin për pjesëmarrje në negociata dhe i dërguari i tij Richard Grenell dukej në siklet për të sqaruar se Shtetet e Bashkuara nuk ishin nënshkruese, apo garantuese e ndonjë marrëveshjeje.

Shumica e asaj për të cilën është rënë dakord në dokumente është e pakontestueshme, ka më shumë të ngjarë të jetë ndihmuese sesa dëmtuese dhe përfaqëson qështjet e rëna dakord nga të dy shtetet në negociatat e mëparshme. Jo shumë njerëz do të jenë kundërshtues  ndaj përmirësimit të bashkëpunimit sa i përket transportit, ujit dhe energjisë, ose përmirësimin e komunikimit dhe mirëkuptimit midis komuniteteve fetare. Të dyja shtetet duket se kanë rënë dakord për një pezullim të përkohshëm në betejën e tyre lidhur me njohjen dhe çnjohjen, i cili mund të jetë një gjest i dobishëm, megjithëse është e arsyeshme të presim që edhe Serbia edhe Kosova do të jenë të gatshme ta braktisin këtë zotim nëse del të jetë politikisht i volitshëm.

Disa vetulla do të ngrysën lidhur me qështjet që duket se janë me pak rëndësi për secilin shtet, të tilla sikur dekriminalizimi i homoseksualitetit (nuk është i kriminalizuar në asnjë shtet, dhe asnjë shtet nuk ka atë lloj të fuqisë diplomatike që i jep mundësinë të ndikojë në legjislacionin e brendshëm në vendet e tjera).

Duket se të dyja vendet angazhohen për përvetësimin dhe përdorimin e teknologjive amerikane për sigurinë në aeroporte dhe, të paktën në mënyrë implicite, për të shmangur teknologjinë kineze në rrjetet telekomunikuese (Kina nuk përmendet, por kjo është mënyra se si interpretuesit po e lexojnë referencën për “operatorët e pabesueshëm”).

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, natyrisht, është ndërfutja e habitshme e Izraelit në marrëdhëniet midis shteteve në Ballkan. Teksti i nënshkruar nga Hoti i obligon Kosovën dhe Izraelin në shkëmbimin e njohjes reciproke, dhe teksti i nënshkruar nga Vuçiq garanton se Serbia do ti zhvendosë zyrat e saj përfaqësuese në Izrael, nga Tel Avivi në Jeruzalem. Trump u duk se ka dhënë shenja se ai e konsideronte këtë marrëveshje si një arritje të jashtëzakonshme, duke e festuar përmes llogarisë së tij në Twitter vendosjen e marrëdhënieve midis Izraelit dhe “Kosovës me shumicë Myslimane”, dhe duke premtuar se “më shumë kombe Islamike dhe Arabe do të ndjekin këtë shembull”.

Eshtë e mundshme që shkëmbimi i njohjes diplomatike me Izraelin do të jetë më i mirëpritur sesa frika që mbretëron në Kosovë, ku sigurimi i njohjes ndërkombëtare ka qenë prioriteti kryesor i ministrisë së punëve të jashtme qyshkur Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008.

Sidoqoftë, kjo marrëveshje i ndërlikon marrëdhëniet midis Kosovës, si joanëtare e Kombeve të Bashkuara me numrin më të lartë të njohjeve ndërkombëtare (101 shtete) dhe Palestinës, e cila mban vendin e dytë (78 shtete). Tashmë kishim të bënim më faktin se  shumica e shteteve që e njohin Palestinën nuk e njohin Kosovën, dhe anasjelltas. Futja e papritur e Izraelit në mosmarrëveshjen Serbi-Kosovë i vendos Kosovën dhe Palestinën në një kurs përplasjesh të panevojshme që nuk është e dobishme për asnjërën prej tyre.

Sa i përket Serbisë, pranimi i njohjes së Kosovës  nga Izraeli mund të interpretohet si një shenjë e vullnetit të mirë, duke vënë në pah angazhimin e saj për të pezulluar fushatën e saj të çnjohjes, ose mund të interpretohet si një shenjë e dobësisë. Kjo, në përgjithësi, është çështje e debatit të brendshëm politik. Zhvendosja e ambasadës dhe zyrave komerciale të Serbisë është një çështje tjetër. Ky kompromis e detyron Serbinë të marrë një qëndrim mbi mosmarrëveshjen e vazhdueshme për territoret që Izraeli i ka okupuar që nga viti 1967, një çështje që nuk është me interes për Serbinë, por është me shumë rëndësi për të gjitha shtetet e Lindjes së Mesme. Suksesi në përmbushjen e këtij  premtimi do të jetë një kosto e panevojshme për Serbinë.

Një argument i ngjashëm mund të bëhet në lidhje me zotimin e ndërmarrë nga të dy shtetet “për ta klasifikuar Hezbollahun në tërësinë e saj si një organizatë terroriste”. Duket se është një qështje pa rëndësi për shtetet ku Hezbollah nuk zhvillon asnjë aktivitet të sajin – derisa të merret në konsideratë fakti se Bashkimi Evropian i klasifikon organizatat e armatosura të lidhura me Hezbollah si terroriste por jo si grup politik “në tërësinë e saj”.

Dakordimi i kësaj pike ngërthen në vete një pykë midis Serbisë dhe Kosovës dhe BE-së dhe do të krijojë një pengesë nëse negociatat e anëtarësimit të secilit shtet arrijnë ndonjëherë në pikën e diskutimit të Kapitullit 31 të Acquis communautaire (akte ligjore dhe gjyqësore të BE-së).

Në përgjithësi, atëherë, përveç një marrëveshje në parim për të pezulluar konfrontimin mbi njohjen ndërkombëtare, marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë sjell një numër të vogël masash që janë të dobishme për të dy shtetet, dhe shumica e këtyre përfaqësojnë qështjet mbi të cilat është arritur marrëveshja në negociatat e hershme.

Për një sërë çështjesh, përfshirë marrëdhëniet me Kinën dhe shtetet e Lindjes së Mesme, kjo marrëveshje paraqet probleme që mund të jenë të dëmshme për të dy shtetet, por që i japin përparësi disa interesave afatshkurtra të administratës Trump.

Nuk është e vështirë të kuptohet pse Trump do të dëshironte të prodhonte një dokument si ky në një takim si ky që u mbajt ditë më parë. Ai po përballet me një fushatë të vështirë për rizgjedhje dhe është në interesin e tij të paraqitet para një audience ku duket sikur po e zgjidh një konflikt ndërkombëtar.

Ai do të fitojë disa poenë të vogël propagandues duke i hedhur fajin Kinës përmes një sulmi të përceptuar ndaj kompanisë Huawei dhe arritja e disa qëllimeve në terren të lirë për Benjamin Netanyahun e Izraelit mund ta ndihmojë për të rritur pozicionin e tij midis të krishterëve ungjillorë amerikanë, për të cilët Jeruzalemi i nënkupton si pjesë qendrore e interpretimit të tyre profetik të Librit të Zbulimit. Dhe, është e mundur se duke e parë Trump-in duke u mburrur prapa tryezës së tij të madhe ndërkohë që krerët e shteteve të vogla ulen galiç pranë tij në tryezë bixhozi mund të projektojnë një imazh të fuqisë, për njerëzit me një gjendje të caktuar dekoruese.

Në secilin rast, dokumenti gjithashtu ofron indikacione të dobësive bazike të Trump. Fakti që tre pjesëmarrës nënshkruan dokumente të ndara në vend se të gjithë së bashku të nënshkruajnë një marrëveshje të vetme, e shpërfaq nivelin e tij të ulët të prestigjit dhe aftësinë e kufizuar diplomatike; vendosja e Izraelit si një qershi mbi tortë e marrëveshjes për Kosovën tregon se në sa pak shtete ai është në gjendje të kërkojë ndihmë.

Eshtë më e vështirë të kuptohet pse Vuçiq dhe Hoti, më vetëdëshirë, do të bëheshin pjesë e një spektakli bosh. Ndoshta, kalkulimet e të dyve kanë konsistuar në atë se premtimet ndaj Trump rezultojnë me një kosto të ulët.

Gjëja kryesore të cilën Vuçiq dhe Hoti e kanë sakrifikuar përkohësisht, ishte për Kosovën një fushatë që nuk po korrte sukses dhe për Serbinë një fushatë të cilën do të ishte e detyruar ta braktiste pavarësisht. Në çdo rast, u përshtatet të dyve që të mos lidhen me një marrëveshje detyruese e të cilën parlamentet e tyre respektive do të duhej ta miratonin.

Në fund, një grup prej tre aktorësh, të gjithë me legjitimitet të dyshimtë, prodhuan një marrëveshje të njëvmosmarrëveshjeje e cila ndryshon shumë pak me atë pak gjë të mirë që e bën – dhe lehtë mund të injorohet në disa prej fushave ku shkakton ndonjë dëm. Ata gjithashtu treguan se ishin të gatshëm t’i nënshtronin nevojat afatgjata të Kosovës dhe Serbisë për planet afatshkurtra të një amateri i cili do të jetë një president afatshkurtër. Ishte një interpretim me një shpërthim të vogël pompoziteti dhe me mungesë lidershipi.

Eric Gordy është profesor i sociologjisë politike dhe kulturore në Shkollën e Studimeve Sllave dhe Evropës Lindore, University College London.

Opinionet e shprehura në seksionin e Komenteve janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e BIRN.