Foto/ kallxo.com 20 gusht - Prishtine

Kosova dhe Maqedonia Veriore heqin ndalesat tregtare

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka marr vendim për largimin e ndalesës për importin e mjaltit dhe patates nga Maqedonia Veriore.

Ky vendim ka ardhur pas marrëveshjes me shtetin maqedon, për heqjen e ndalesës për shitjen e rasatit të peshkut nga Kosova.

“Vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin tonë mund ta arrijmë qëllimin, mund ta arrijmë respektin e të gjithëve. Pas reflektimit të Maqedonisë së Veriut edhe unë sot kam marr vendim që ta suspendoj vendimin për masa reciproke të para disa javëve në lidhje me produktet e Maqedonisë së Veriut që hyjnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë prodhimet kosovare, vetëm duke rritur prodhimin dhe duke rritur eksportin mund ta zhvillojmë shtetin. Prandaj, duhet të jemi bashkë për shtetin”, ka shkruar Shala, të enjten.

KALLXO.com ka raportuar më 20 gusht së ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala është takuar me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi, në Prishtinë.

Të dy ministrat ishin pajtuar së deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport asaj maqedone me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve.

Ky takim u zhvillua katër ditë konkretisht me 16 gusht pasi që Kosova ka vendosur masa reciproke për importin e mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut.  

Kjo për shkak të vendimit të Maqedonisë  së Veriut për barriera tarifore ndaj produkteve kosovare siç është ikrave dhe rasatit të peshqve.