Foto: ZKM

Kosova dhe Japonia do të mbajnë konferencë të përbashkët ekonomike

Kryeministri i Kosovëss, Avdullah Hoti dhe Ambasadori jorezident i Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani janë pajtuar që të mbajnë një konferencë ekonomike virtuale të përbashkët.

Ky dakordim ka ndodhur pas një takimi që kanë pasur Hoti dhe Mizutani.

Sipas një njoftimi, Mizutani e ka theksuar mbështetjen e Japonisë për proceset aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në mbështetjen për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, siç është furnizimi me maska mbrojtëse, nëpërmjet UNICEF-it, më vlerë 640.000 euro, si dhe sigurimi i terapisë antivirale nga Japonia për 100 pacientë, me vlerë prej 810.000 euro.

“Japonia është e përkushtuar ta mbështesë Qeverinë e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike”, theksoi ambasadori Mizutani. Në këtë kontekst, u dakordua që të organizohet një konferencë ekonomike virtuale në mes Japonisë dhe Kosovës, e cila do të mbahet së shpejti.

Ndërsa kryeministri Hoti e ka njoftuar ambasadorin japonez për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, përkushtimin për rimëkëmbjen ekonomisë, si dhe për procesin e dialogut.

“Me këtë rast, kryeministri Hoti e falënderoi shtetin e Japonisë për përkrahjen e vazhdueshme që ky vend mik i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, duke thënë se është në interes të dy vendeve dhe popujve tanë vazhdimi i thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha të interesit reciprok”, thuhet në fund të njoftimit.