Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tre memorandume mirëkuptimi për bashkëpunim në shumë fusha
Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar sot tre memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve.
Nënshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.
MPJD përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.
Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.
During her visit to Israel, 🇽🇰DPM/FM @gervallaschwarz and 🇮🇱FM @YaidLapid have signed three MoU:
✅ cooperation in education, science, and culture
✅joint declaration on cooperation in many fields
✅film co-productionMany more to come!
🇽🇰🤝🇮🇱 pic.twitter.com/yPjjEeWH4r
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 9, 2022
Gërvalla gjatë takimit me homologun e saj izraelit deklaroi se Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit kosovarë.
“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet të ketë thënë Gërvalla.
Ministrja sot ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yas Vashem. Aty ajo u njoh me historinë e Holokaustit përmes Muzeut Historik, ku vendosi një kurorë me lule në sallën përkujtimore si dhe mbajti një fjalim në memorialin e fëmijëve. /Telegrafi
DPM/FM🇽🇰 @gervallaschwarz paid her first diplo. visit to Israel since Israel-Kosova established relations and met with her counterpart 🇮🇱 FM @yairlapid. 🇮🇱 has a special place in the hearts of our people. We conveyed our most profound appreciation for their efforts to promote 🇽🇰. pic.twitter.com/jCyvtwOXqe
— MFA Kosova 🇽🇰 (@MFAKOSOVO) May 9, 2022