Kosova dhe Gjermania rrisin partneritetin ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur i lumtur pasi Qeveria e Gjermanisë ka miratuar projektin strategjik, që do të implementohet në partneritet me DIHK- Oda Gjermane për Tregti dhe Industri.

Rukiqi ka treguar se ky projekt strategjik fokus kryesor e ka fuqizimin e Odës Ekonomike të Kosovës dhe rritjen e partneritetit ekonomik në mes vendeve të rajonit.

Sipas Rukiqit, kjo marrëveshje vjen në 20 vjetorin e bashkëpunimit ekonomik në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

“Oda Ekonomike e Kosovës pritet të nënshkruajë edhe dy partneritete të rëndësishme me organizatat dhe partnerët nga Gjermania. Pavarësisht zhvillimeve politike, ne nuk ndalemi në promovimin dhe lehtësimin e mundësive dhe bashkëpunimeve të reja për kompanitë tona”, ka shkruar Rukiqi.