Kosova dhe bamirësia - LIVE

Kosova është renditur në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të bamirësisë.

Për të folur rreth kësaj teme në emisionin “Kallxo Përnime” është Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Inicativë Qytetare (FIQ).

Charites Aid Fondation është organizata ndërkombëtare e cila mat nivelin e bamirësisë në të gjithë botën.

Kjo organizatë Kosovën e ka radhitur të nëntën në këtë ranglistë nga e gjithë bota.

Daja Berisha tregon çka është kjo matje, si bëhet dhe sa është kredibile në botë.

A është rritur bamirësia vetëm gjatë pandemisë apo i njëjti raport ka qenë edhe më parë?

A ka qenë diaspora e përfshirë në hulumtim?

Çka duhet tëndodhë që nesër të mos ketë lëmoshë-kërkues në semafor, por njerëzit të marrin ndihmë prej shtetit?