Kosova dhe ballafaqimi me variantin 'Omicron'

COVID-19 ka krijuar një sërë variatesh të viruseve, të zbuluara nga ekspertët shëndetësor në botë. 

Më 23 nëntor kë këtij viti në Afrikën e Jugut u shfaq një variant i ri i infeksionit, të cilin ekspertët e shëndetësisë e emëruan me emrin grek “Omicron” apo B.1.1.529. 

Varianti i ri i quajtur “Omicron” ka filluar të infektoj njerëzit fillimisht në Bocuanë dhe Afrikën e Jugut dhe kështu duke vazhduar përhapjen edhe në shtetet tjera, kryesisht nga njerëzit të cilët kishin udhëtuar kohëve të fundit nga Afrika e Jugut.

Nga përhapja e këtij varianti të virusit COVID-19 është duke u rrezikuar edhe Kosova.

Sipas mikrobiologut, Lul Raka, ndryshimet gjenetike janë dukuri normale në biologjinë e viruseve pasi që sa më tepër që kanë mundësi të shumëzohen viruset aq më e madhe është mundësia për të krijuar mutacione.

Ai sqaron po ashtu se varianti i ri “Omicron” ka një numër të lartë të mutacioneve nëse krahasohet me variantet tjera të më parshme “mbi 30 mutacione vetëm në proteinën xhembore”.

Këto proteina janë çelës i virusit për të hyrë në qelizat e trupit tonë dhe njëkohësisht janë shënjestra kryesore e përgatitjes së vaksinave kundër COVID-19”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Që nga fillimi i përhapjes së virusit COVID-19 mikrobiologët dhe infektologët kanë sqaruar se personat të cilat kanë imunitet më të fortë e kanë shumë më të lehtë të përballojnë këtë infeksion, mirëpo probleme qëndron tek persona të cilët kanë imunitet të dobët.

Raka, sqaron se edhe në variantin “Omicron” imuniteti qelizor ka ndikim të rëndësishëm tek personat e prekur përderisa kërkon nga qytetarët që të vaksinohen.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, vaksinimi është njëra ndër mënyrat për të paradaluar përhapjen e infeksionit SARS-CoV-2.

“Rritja e sasive të përgjithshme të antitrupave (pas dozave të dyta dhe të treta përforcuese) mund të kompensojë mospërputhjen eventuale ndërmjet vaksinës dhe virusit”, tregon tutje, përderisa kërkon që të fillohet sa më parë marrja e dozave përforcuese apo dozës së tretë të vaksinës.

Ai kërkon që të mos krijohet panik por të zbatohen masat, të vendosen maskat në ambiente të mbyllura, të mbahet distanca social, të shmangin qëndrimin në ambiente të mbipopulluara, ajrosja e mjediseve të qendrimit ditor dhe larja e duarve.

Sa janë të përgatitura institucionet shëndetësore për të luftuar variantin “Omicron”?

Kosova është prekur nga COVID-19 kah mesi i marsit të vitit të kaluar për më tepër se një vit Coronavirusi ka prekur mbi 161 mijë qytetarë të nivel vendi prej tyre mbi 2 mijë kanë vdekur.

Sa i përket rreziku se Kosova mund të preket me variantin e ri “Omicron” Ministria e Shëndetësisë deklaron se sistemi shëndetësor në vend është i mobilizuar të ballafaqohet “çfarëdo zhvillimi të ngjarjeve për sa i përket COVID-19”.

“Ballafaqimi me COVID-19 nuk është i lehtë pwr asnjw sistem, por wshtw i vetmi opsion”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për KALLXO.com.

Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht bën thirrje tek qytetarët që të vaksinohen, pasi që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinimi është mënyra e vetme për të frenuar vdekshmërin nga SARS-CoV-2.

Qytetarët e Kosovës tash e disa javë kanë mundësi të vaksinohen në cilën do nga pikat e qendrave të vaksinimit pavarësisht cilës komunë i përkasin. Madje Ministria e Shëndetësisë nga masat e reja anti-COVID të ndërmarrura mbrëmë ka bërë të ditur se të gjithë mërgimtarët të cilët vijnë në vendlindje por nuk janë të vaksinuar kanë mundësin të vaksinohen në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Nga të dhënat e fundit të ministrisë kuptojmë se brenda 24 orëve të fundit janë vaksinuar 2 mijë e 142 qytetarë, nëse e krahasojm me një ditë më parë kuptojmë se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur interesim më të lartë për vaksinim.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se një person konsiderohet i vaksinuar në momentin që vaksinohet me dy doza të vaksinës, në Kosovë janë 762 mijë e 675 qytetarë apo 47 përqind e qytetarëve.

Aktualisht në nivel vendi janë 314 raste aktive me SARS-CoV-2.