Kosova brenda Serbisë në hartën e UEFA, reagon kryetari i FFK-së

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka prezantuar një hartë në Facebook dhe ka pyetur se ku do t’i shikoni ndeshjet e EURO 2020.

Por në këtë hartë, UEFA e ka lënë Kosovën brenda Serbisë.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se do të kërkojnë që të ndryshohet ajo.

“Tash do ta shohim, gjithsesi do të reagojmë. Ndoshta ka qenë ndonjë gabim takim, nuk e dimë. Do të kërkojmë ashtu siç jemi, shtet jemi të pranuar jemi edhe si Federatë edhe si shtet. UEFA është e kujdesshme në këto gjëra dhe besoj do ta rregullojnë”, ka thënë Ademi për KALLXO.com.

Në maj të vitit 2016, Kosova ishte pranuar në UEFA.

https://www.facebook.com/EURO2020/photos/a.245037635549090/2849922111727283/?type=3&theater