Kosova arrin marrëveshje për të qenë pjesë e programit “Creative Europian”

Kosova ka arritur marrëveshje për të qenë pjesë e programit të ri “Creative Europe” për periudhën 2021 – 2027, ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.

Ky program i Bashkimit Evropian, mbështetë financiarisht sektorin krijues kulturor dhe audiovizuel në Evropë.

“Kjo platformë mundëson promovimin dhe ndërlidhjen e artistëve tanë me skenën ndërkombëtare të artit, përmes mbështetjes së mobilitetit kulturor në projekte kulturore evropiane”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ai po ashtu ka theksuar se një program i tillë krijon hapësira të reja për komunitetin tonë artistik për “avancim të veprimtarisë brenda dhe jashtë shtetit, njëherësh duke e fuqizuar pozitën e Republikës së Kosovës brenda hartës kulturore evropiane”.