Ilustrim

Kosova administron 1.5 milion vaksina anti-COVID

Kosova ka administruar 1.5 milion vaksina që nga fillimi i procesit të vaksinimit.

Për këtë ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një publikimi në Facebook, duke ftuar qytetarët që të caktojnë një termin në platformën elektronike.

Vaksinimi në Kosovë ka filluar me 29 mars ndërsa bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin në masë të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, më 15 qershor, në Kosovë ka filluar vaksinimi masiv kundër COVID-19.

Vaksinat e disponueshme në Kosovë janë Pfizer dhe AstraZeneca.