
Kosnett takon deputetët e komuniteteve pakicë
04.12.2019 - 11:16
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Philip Kosnett gjatë ditës së djeshme ka takuar përfaqësuesit e partive politike nga komunitet në Kosovë.
Kosnett ka thënë se me ta ka diskutuar për rëndësinë e përfshirjes së tyre në shoqërinë kosovare.
“U takova dje me drejtuesit e komunitetit pakicë për të diskutuar rëndësinë e përfshirjes në forcimin e demokracisë dhe ruajtjen e identitetit të # Kosovës si një shtet i gjallë, multi-etnik”, ka shkruar Kosnett në twitter.
Në Kosovë në zgjedhjet e 6 tetorit, 8 parti nga komunitete jo shumicë arritën të sigurojnë ulëse në Kuvend.
Komunitet jo shumice në Kuvendin e Kosovës do të kenë 10 deputet të cilët do ti përfaqësojnë.