Kosnett për shuarjen e Task Forcës: Kryeministri ka vendosur gabimisht

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett i ftuar në RTV Dukagjini ka folur në lidhje me shuarjen e Task Forcës Kundër Korrupsionit, nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kosnett ka thënë se një vendim i tillë ka qenë i gabuar.

“Mendoj se kryeministri ka vendosur ta bëjë këtë gabimisht. Task Forca ka qenë organizatë shumë efektive. Por që Qeveria është dashur të bëjë një punë më të mirë, për të sqaruar qëllimin e saj. Nuk po them që Qeveria nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime, por duhet t’i sqarojë më mirë vendimet e saj”, ka thënë Kosnett.

Tutje, ambasadori amerikan ka folur për korrupsionin në Kosovë. Sipas tij, janë dy lloje të korrupsionit.

“Janë dy lloje të korrupsionit që kanë të bëjnë në Kosovë. E para korrupsioni me shkronjë të madhe, ku biznesmenë dhe politikanë marrin para, por edhe korrupsioni si nepotizmi, ku pa marrë parasysh kualifikimeve, e kanë të vështirë njerëzit të punësohen”, ka deklaruar Kosnett.