Kosnett kërkon që menjëherë të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka kërkuar që institucionet e Kosovës të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, për tokën e Manastirin e Deçanit.

“Katër vjet janë shumë të gjata. Respektimi i vendimeve gjyqësore nuk është i detyrueshëm. Institucionet duhet të zbatojnë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit menjëherë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Para 4 vitesh, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim, sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë. Por, ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë nga ana e kësaj komune.

Gjykata kishte  pronësinë e Manastirit mbi 24 hektarë tokë, e cila për vite të tëra është kontestuar.

Banorët e Deçanit dhe zyrtarët komunalë patën zhvilluar disa protesta në vitin 2013, duke thënë se manastiri është objekt kulti i shqiptarëve e jo i serbëve.