Kosnett bisedon me gratë muslimane për COVID-19

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, sot së bashku me gruan e tij, Alison Kosnett kanë zhvilluar një bisedë online me disa gra muslimane.

Kështu ka njoftuar ambasada përmes një njoftimi në Facebook.

“Ambasadori dhe zonja Kosnett diskutuan sot me drejtueset e komunitetit musliman se si t’i bashkojnë familjet dhe komunitetet përballë COVID-19”, thuhet në njoftim.

Deri tani në Kosovë janë prekur 989 qytetarë me coronavirus, 769 të shëruar dhe 29 viktima.