Kosnet: Dilni votoni për të ardhmen tuaj
14.2.2021 - 14:27
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnet ka inkurajuar qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë në zgjedhjet e sotme.
“Mos lejoni që COVID-19, të ju parandalojë për të votuar, qytetarët e Kosovës janë ata që do të vendosin për vendin e tyre. ShBA duhan të shohin një proces fer zgjedhor, pra zgjedhje të lira e të drejta. Qytetarët e vendit janë ata që vendosin për të ardhmen, ShBA nuk kanë rezultat të parapëlqyer”, tha ai për RTK.
Ai ka ftuar qytetarët e vendit nëse keni parë ndonjë parregullsi, të raportoni tek organet e rendit. “Nëse keni informata te vërteta, ndani këto informata, me prokurorinë, policinë, KQZ-në e mediat”, tha ai.