KOSINT organizon konferencë për gjendjen e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinjë

Rrjeti i organizatave të shoqërisë Civile KOSINT në ndër të ditës ndërkombëtare dhe 50 vjetorit të Kongresit të parë botëror të romëve ka organizuar konferencën nacionale mbi gjendjen e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinjë në Kosovë.

Në konferencën e organizuar nga KOSNIT janë prezantuar problemet në arsim, shëndetësi dhe banim të komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinjë në Kosovë.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin përfaqësuesit e komuniteteve rom, egjitpian dhe ashkalinjë, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi si dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci.

Bislimi është zotuar se do të mbështesin iniciativat e komuniteteve me qëllim të gjithëpërfshirës.

“Qeveria e Kosovës do të mbështetë iniciativat e komuniteteve në legjislacion dhe ekzekutiv, me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe gjithëpërfshirjes së komuniteteve ne jetën publike dhe private, gjithsesi duke mbështetur projektet dhe kauzat të cilat kanë për qëllim mbështetjen e komuniteteve”, ka thënë Bislimi.

Ndërkaq, Bogujevci ka shtuar se “do të jetë në mbështetje të kauzave ku ngriten çështjet dhe problemet e komuniteteve rom, egjiptian dhe ashkalinjë të cilat do të ndikojnë që ata të ndihen si pjesë e barabartë e shoqërisë kosovare”.

Konferenca është organizuar për nder të 50 vjetorit të Kongresit të parë Botëror të Romëve dhe 8 Prillit ditës ndërkombëtare të romëve, aktivitet ky që është realizuar nga KOSINT dhe mbështetur nga RIO.