KOSID publikon raportin 'Kah po shkon sistemi energjetik i Kosovës?'
Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovës (KOSID) ka publikuar raportin me titull ‘Kah po shkon sistemi energjetik i Kosovës?’.
Menaxhimi i ndryshimeve klimatike dhe rrjedha e sistemit energjetik të Kosovës janë temat kryesore të shtjelluara në këtë raport.
Sistemi energjetik i Kosovës sipas këtij raporti duhet të kalojë drejt një modeli më të qëndrueshëm e më të gjelbër duke shtuar se vendi duhet të tentojë të zë hapin me zhvillimet teknike e teknologjike në botë.
Ndërsa me mbylljen e termocentralit, Kosova A dhe me investime të duhura për zvogëlimin e emetimeve nga termocentrali, Kosova B bashkë me funksionalizimin e një sektori të ri të energjisë së ripërtëritshme, për një kohë të shkurtër emetimet do të uleshin dukshëm dhe rrjedhimisht përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit njerëzor, thotë raporti.
KOSID në këtë raport ka dy rekomandime për Qeverinë e Kosovës:
- Të zbatojë rekomandimet e BE-së përmes Agjendës së Gjelbër për arritjen e standardeve të caktuara të efiçiencës si dhe përqindjes së pjesëmarrjes së burimeve të ripërtëritshme të energjisë në gjenerimin e përgjithshëm të energjisë. Hapat që duhet t’i ndërmarrë janë të ditur dhe vetëm duhet pasur vullnet politik dhe angazhim për t’i realizuar;
- Të shkojë përtej rekomandimeve dhe të dalë me zgjidhje kreative.
KËTU mund të gjeni raportin e plotë të publikuar nga KOSID.