KOSID e quan të papranushëm hapjen tenderit mbi 2 milionësh me procedurë të përshpejtuar nga MMPH

Organizata Joqeveritare KOSID ka reaguar pas vendimit të Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, e cila ka hapur tender për ‘Zbatimi i masave të Efiçencës së Energjisë në ndriçim publik në 23 komuna’, tender me vlerë 2 milionë e 375 mijë e 294 euro.

KOSID e konsideron të papranueshëm hapjen e këtij tenderi me procedura të përshpejtuara.

“KOSID kundërshton vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hapur tenderin 2.3 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë̈ në ndriçim publik në 23 komuna në Kosove”, thuhet në reagimin e KOSID.

KALLXO.com raporti dje lidhur me tenderin e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, e cila ka hapur tender për ‘Zbatimi i masave të Efiçencës së Energjisë në ndriçim publik në 23 komuna’.

 

Reagimi i plotë i KOSID:

Më 11 Mars – 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor ka hapur tender për ‘Zbatimi i masave të Efiçencës së Energjisë në ndriçim publik në 23 komuna’, tender me vlerë 2 milionë e 375 mijë e 294 euro.

Ky tender do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.

Por, KOSID kundërshton vendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të hapur tenderin 2.3 milionë euro për zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë̈ në ndriçim publik në 23 komuna në Kosovë.

Sipas KOSID, është̈ e patolerueshme që një̈ qeveri në largim të publikojë thirrje për një̈ tender milionësh brenda një̈ periudhe kaq të shkurtër.

Hapja e tenderëve me procedura të përshpejtuara lë hapësirë të madhe për keqpërdorime në tenderë të cilat ndikojnë jo vetëm në buxhetin, por edhe në imazhin e shtetit. Andaj, KOSID kërkon nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor anulimin e këtij tenderi.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.