Koshare – Asgjësohen mbi 5 mijë fije kanabisi

 

Prokuroria e Gjakovës ka njoftuar se brenda dy dite, janë gjetur 250 fije bimë të llojit kanabis, në Koshare.

“Më 16 tetor 2019, Policët e Njësitit Anti-Drogë në Gjakovë, në mbështetje të Njësitit të Policisë kufitare, kanë ndërmarr një aksion në Koshare, ku kanë gjetur 250 fije të bimëve të llojit Kanabis Sativa, të cilët me urdhër të Prokurorit janë shkatërruar në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Bimët kishin qenë të gjata afërsisht 1 deri në 3 metra.

Prokuroria thotë se aksioni për shkatërrimin e tyre ka zgjatur nga ora 14:00 deri në ora 17:00.

Njoftimi i Prokurorisë së Gjakovës thotë se për këtë rast, janë marrë mostra për ekzaminim të mëtutjeshëm, kurse për momentin nuk kemi ndonjë person të dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, policia janë në kërkim të zbulimit të kryerësve të mundshëm të kësaj vepre penale.

Njoftimi tregon se edhe disa ditë më parë me 14 tetor 2019, në Koshare, në afërsi të zonës kufitare Kosovë-Shqipëri, nga një aksion tjetër i Policisë, janë gjetur afër 5,000 fije bimë të llojit Kanabis, ku me urdhër të Prokurorit janë shkatërruar në vendin e ngjarjes, po ashtu me urdhër të tij policia janë në kërkim të zbulimit edhe të këtij rasti.