Korrupsioni me subvencione - LIVE
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen ekskluzivisht disa nga raportet që dolën pas përgjimeve 15-ditore që ndodhën në zyrat e Ministrisë së Bujqësisë në muajin janar të këtij viti.
Si arriti Policia dhe Prokuroria të zbardhin rrjetin i cili në mënyrë korruptive subvenciononin fermerë e bujq të ndryshëm të cilën as nuk i plotësonin kriteret për të marrë grante?
Kush me kë e ndau ryshfetin e marrë nga bujqit e fermerët?
Çka thonë përgjimet për drejtorin Luan Statovcin, Kastriote Bajramin, Berat Nikajn, Sedat Shkodrën, Hasan Maxharrajn?
Ku u ndanë paratë dhe në çfarë mënyre?
Sonte do të transmetohet edhe zbulimi se si njëri nga të arrestuarit në rastin e subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë ishte akuzuar edhe në vitin 2017 për veprën e njëjtë.
Si u shpall Berat Nikaj i liruar nga akuzat nga ana e Gjykatës Themelore dhe ajo e Apelit ndërsa Gjykata Supreme mori vendim se këto dy gjykata gabimisht tërhoqën akuzat ndaj Nikajt pasi që dëshmitë e Prokurorisë vërtetonin se i njëjti kishte kryer veprën penale.