Korporata amerikane "Sfidat e Mijëvjeçarit" vazhdon ta përkrahë Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka njoftuar se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit – MCC do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

Ai përmes një postimi në Twitter e ka shpërndarë këtë njoftim duke e quajtur si lajm të shkëlqyeshëm.

“Lajm i shkëlqyeshëm – MCC  riafirmoi mbështetjen e saj për zhvillimin e vazhdueshëm kompakt në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Kosnett në Twitter.

Në uebfaqen e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit MCC thuhet se Bordi i MCC ka vendosur të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës.

“Bordi gjithashtu riafirmoi mbështetjen e tij për zhvillimin e vazhdueshëm kompakt në Indonezi, Kosovë dhe Lesoto. Bordi ndërpreu kompaktin e propozuar me Sri Lanka”, thuhet në njoftimin e MCC-së.