Foto: REL/AFP

Koronavirusi: Kina miraton kufizime më të rrepta në Hubei

Kina kufizon të drejtën e lëvizjes në provincën Hubei pasi është duke luftuar për të mos pasur raste të reja të koronavirusit.

60 milionë njerëzve u është thënë që të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk ekziston një urgjencë, dhe përdorimi i makinave private është ndaluar për një kohë të pacaktuar, raporton BBC.

Hubei dhe qyteti i Wuhan janë goditur më së shumti nga koronavirusi, i cili tani ka marrë jetën e 1.665 njerëzve në Kinë.

Por Kina ka njoftuar një rënie të rasteve të reja për të tretën ditë radhazi duke thënë se është duke e kontrolluar përhapjen.

Cilat janë masat e reja në Hubei?

Urdhri për të qëndruar në shtëpi ka përjashtime, siç është urgjenca. Për më tepër, një person i vetëm nga secila familje do të lejohet të largohet nga ndërtesa çdo tre ditë për të blerë ushqim dhe gjëra të tjera thelbësore.

Te banesat, një hyrje do të mbahet e hapur. Do të ruhet për të siguruar që vetëm banorët mund të hyjnë ose të largohen.

Të gjitha bizneset e tjera do të qëndrojnë të mbyllura, përveç kimistëve, hoteleve, dyqaneve ushqimore dhe shërbimeve mjekësore.

Automjetet e përdorura për dërgimin e mallrave që janë elementare për banorët janë të përjashtuar nga ndalesa.

Ministri i Jashtëm Wang Yi gjithashtu tha se së bashku me një rënie të infeksioneve brenda Hubei ka pasur një rritje të shpejtë të numrit të njerëzve që janë shëruar.

Ndërkohë, autoritetet në kryeqytet, Pekin, kanë urdhëruar të gjithë që të kthehen në qytet të hyjnë në karantinë për 14 ditë ose të rrezikojnë ndëshkimin.

Banka qendrore e Kinës gjithashtu do të dezinfektojë dhe ruajë kartëmonedhat e përdorura para riciklimit të tyre në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.