Foto: REL/AFP

Koronavirusi kapërcen epideminë Sars

Numri i vdekjeve nga koronavirusi ka kapërcyer atë të epidemisë Sars të vitit 2003.

Vetëm në provincën Hubei të Kinës, epiqendra e shpërthimit të fundit, numri i të vdekurve ka shkuar në 780, transmeton 21Media.

Tani janë konfirmuar 801 vdekje në Kinë, një në Hong Kong dhe një në Filipine nga koronavirusi.

Në vitin 2003, 774 njerëz humbën jetën nga Sars (sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes) në më shumë se dy duzina vende.

Më shumë se 34 mijë e 800 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri në të gjithë botën, shumica dërrmuese në Kinë.

Muajin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një emergjencë globale shëndetësore për shkak të koronavirusit./21Media