Kori Siparantum. Foto: Facebook/MKRS.

Kori 'Siparantum' përfaqëson Kosovën në Festivalin e Koreve në Portugali

Kori “Siparantum” (Siparantum Choir) nga Peja do të përfaqësojë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve “Lisbon Sings” të Portugalisë.

Ky festival i cili nis sot dhe do të zgjasë deri më 14 nëntor është pjesë e “World’s best Choirs Rankings of the Top 1000 Choirs and Ensembles”, ku tashmë “Siparantum Choir” është pjesë.

Pjesë e këtij edicioni të “Lisbon Sings” do të jenë 22 kore nga 17 shtete të botës.

Kori kosovar do të garojë në dy kategori të “Lisbon Sings”, në: “Competition in Category A1 – Choirs of Mixed Voices – Difficulty Level I” (Kategoria më e vështirë e festivalit) dhe “Competition in Category S – Sacred Choral Music a cappella”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përveç këtyre dy aktiviteteve, Kori “Siparantum” do të jetë pjesë e koncertit “Friendship Concert” që do të mbahet në sallën “Universidade de Lisboa – Aula Magna”.