Foto: KALLXO.com

Kordon i gjatë i Policisë të Kosovës para objektit të Qeverisë - Pamje

Kordoni i Policisë së Kosovës është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës, në protestën e thirrur nga BSPK.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës po vazhdon protestën e tyre para objektit të Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

BSPK ka filluar protestën e tyre që ka për qëllim shprehjen e pakënaqësive ndaj Qeverisë së Kosovës.

Protesta është paralajmëruar të jetë e qetë.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com

Kërkesat e BSPK-së janë:

1.Vazhdimi i pagesës prej 100€ për çdo muaj deri sa të fillojë zbatimi i Ligjit të Pagave në të cilin ligj kërkohet të merren parasysh propozimet e Federatave Sindikale anëtare të BSPK-së.

2.Fillimi i zbatimit të Ligji për Sigurimin Shëndetësor.

3.Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Ligji Nr.04/L-131, sidomos të ndryshohet te Neni 8, Paragrafi 1 e nën paragrafët 1.2 dhe 1.3, që thirret në Ligjin e Sigurisë Pensionale të vitit 1983, pra sipas të cilit kërkohet që të ketë 15 vjet kontribut në skemat pensionale para 01.01.1999.