Korçë, arrestohen 4 shoferë që po vozisnin në gjendje të dehur

Policia shqiptare më 02.02.2025 në Korçë ka arrestuar katër persona pasi janë kapur duke vozitur në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, arrestimi i tyre është bërë gjatë monitorimit të akseve rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Njëri nga personat është arrestuar pasi në gjendje të dehur është përplasur me një automjet të parkuar, të cilit i ka shkaktuar dëme materiale.

“Policia ka arrestuar të dyshuar, Gj. T., 68 vjeç, banues në Korçë, pasi drejtonte automjetin, në gjendje të dehur; E. Sh., 38 vjeç, banues në Bilisht, pasi automjeti që drejtonte  në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar, ku si pasojë e përplasjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale; S. Dh., 44 vjeç, dhe T. A., 45 vjeç banues në Korçë pasi drejtonin automjetet në gjendje të dehur”- thuhet në njoftim.

Tutje Policia rrugore u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.