Konvertimi i patentë shoferëve ilegalë, Kurti: 3,941 qytetarë serb kanë aplikuar deri më sot
3 mijë e 941 qytetarë serb nga të gjitha komunat e Kosovës, kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shofer të Republikës së Kosovës, deri më sot, 27.07.2024.
Kështu ka njoftuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një shrkimi në llogarinë e tij në facebook.
Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët e tjerë që nuk kanë aplikuar ende, që t’i konvertojnë patentët e tyre deri më datë 09.08.2024, kur është dita e fundit e aplikimit.
“Nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident i vetëm. I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patentë shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht”- ka shkruar kryeministri.
Ai tutje ka falënderuar qytetrët dhe insitucionet pr bashkëpunimin.
Ministria e Punëve të Brendshme më 07.05.2024 ka sqaruar se kalimi në patentë shoferë RKS mundëson regjistrimin e lehtë dhe praktik të automjeteve dhe nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentë shoferit, por vetëm aplikim të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për pajisje me dokumente.Sipas MPB-së, për të aplikuar qytetarëve u duhet të dorëzojnë në Qendrën për pajisje me dokumente: letërnjoftimin, origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës, dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ky vendim ka hyrë në fuqi më 09.05.2024 dhe është valid deri më 09.08.2024.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/pfbid0Y9qr3fpyFZ6MQg7HuGmt6hioSy4DeMrjJy3rZc1YDxhTpBuhpJ7QFnbYsRvHmCSxl?rdid=bXJEChxQXMwgpkOJ