Ilustrim

Kontrollohet lokali në Prishtinë, sekuestrohet një armë me municion

Mbrëmë rreth orës 01:00  Policia e Kosovës ka kontrolluar një lokal në rrugën “28 nëntori” në kryeqytet.

Gjatë kontrollit Policia arriti të sekuestrojë një pistoletë të tipit ZORAKI, kalibër 9  mm, gjashtë copë fishekë.

Në komunikatë tutje thuhet se ndaj 14 personave është shqiptuar fletëparaqitja administrative për mosrespektim të  kufizimeve të lëvizjes.

Kjo kontroll është bërë në kuadër të zbatimit të masave për gjetjen e personave të cilët mbajnë armë pa leje.

“I dyshuari A. S, mashkull 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tej, përderisa në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar hetim për posedim të pa autorizuar të armës”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.